Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt

Pas numërimit të  2533 kutive të votimit, Vetëvendosje e Kurtit  renditet në krye me numrin më të madh të votave, por deri tani rezulton të ketë siguruar vetëm 41 % të tyre, pa e përsëritur dot  suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur siguroi pa shumë mundim mbi 50 për qind të votave dhe krijimin e rehatshëm të qeverisë. E dyta radhitet Paria Demokratike e Kosovës me 22.42% me 177 mijë 890 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.66%, me 140mijë 100 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma kanë marrë 7.48%, me konkretisht 59 mijë e 356 vota nga qytetarët e Kosovës. Më pas në renditje vjen Lista Serbe me 3.84 % me 30 mijë e 495  vota, Koalicioni për Familje 2.29%, 18 mijë e 191 vota. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin rreth dy milionë qytetarë, ndërsa kanë votuar 799 mijë e 954 prej tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Sheqir Zeneli: Ahmeti ishte një njeri me një shpirt të pa epur, një patriot i devotshëm…

Përshendetje familja e ngusht QERIQI! ATË DITË ISHA i shtrirë në shtrat dhe mezi po …