Shifrat zyrtare zbulojnë se 48.1 përqind e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri. Nga tabela zyrtare e KQZ-së, për ndarjen e mandateve parlamentare sipas qarqeve, rezulton se në Regjistrin e Gjendjes Civile figurojnë pothuaj 4 milionë 63o mijë shtetas shqiptarë. Nga ana tjetër, në Censin e fundit figuruan 2.4 milionë banues brenda Shqipërisë. Nga kjo shifër del se 48. % e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri. Duke kryqëzuar të dhënat e KQZ-së me ato të Censit (shihni tabelën, rezulton se deficitin më të madh e ka Qarku Vlorë (62.3%), i ndjekur nga qarku Gjirokastër (58%) dhe Qarku Shkodër (59.95). Nga ana tjetër, Qarku Dibër ka deficitin më të vogël (37.1%), i ndjekur nga Qarku Berat (37.6%) dhe Qarku Tiranë (37.8%).
Kontrolloni gjithashtu
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur ambasadorët dhe shefat e misioneve të Aleatëve, në Prishtinë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur dje në Shtabin e KFOR-it në Kampin …