Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, ka deklaruar se vonesa në fillimin e gjykimit dhe dhënien e materialeve po paraqet problematikën kryesore të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen me drejtësinë në Hagë. Këto vonesa po shkaktojnë pasiguri tek mbrojtja lidhur me aspektin e dëshmisë së dëshmitarëve të tyre që tanimë janë në moshë, dhe në një moment të caktuar kur të nevojitet prezenca e tyre, po ngrihet shqetësimi ata mund të mos jenë më gjallë. Avokati Gregory Keohe, ka përmendur disa emra që do të kishin dëshmuar pro Thaçit në Hagë, e që tanimë nuk jetojnë. Në mesin e tyre ishte edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madelein Albright, pastaj ish-ambasadori Richard Holbrook si dhe ish-senatori Robert Dole. Të tre këto autoritete të larta ishte paraparë të dëshmonin po të ishin gjallë, dhe do të kishin shumë gjëra pozitive për të thënë për Thaçin, tha avokati Keohe. (Lajmi.net)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …