Edhe të mërkurën kanë vazhduar aktivitetet e “Festari 2016”,në komunën e Suharekës si kolonia e artistëve të ardhur nga vende të ndryshme, pastaj festari humanitar – dhurimi i veshmbathjeve dhe gjërave ushqimore në Qendrën rinore “Shtëpia e Felbachut”, si dhe ai për dhurimin e librit të lexuar për bibliotekën e qytetit, ndërsa në mesditë janë zhvilluar gara te personave me aftësi te kufizuar si dhe është organizuar Kampi arkeologjik në fshatin Kasterrc. Ndërkaq në orët e mbrëmjes u mbajt Rock koncerti te Sheshi Fadil Vata, për të vazhduar me aktivitetin tjetër në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë ku u shfaq, komedia “Ikja nga Gjermania” e Teatrit Dodona.