leoni

Po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e festivalit folklorik  “Oda e Llapushës” në Malishevë

Në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, sot Këshilli Organizativ e ka mbajtur takimin e tyre, ku janë njoftuar për ecurinë e organizimit të deritanishëm të festivalit. Festivali tradicional i folklorit “Oda e Llapushës”, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe mbahet më 1 dhe 2 gusht, në kuadër të shënimit të “ditëve të mërgatës”. Kështu ka bërë të ditur sot, drejtori i festivalit dhe njëherit drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, pas takimit të Këshillit Organizativ të festivalit, i cili ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e këtij këshilli, angazhim maksimal, me qëllim që festivali të jetë i organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në festivalin tradicional të folklorit “Oda e Llapushës”, marrin pjesë ansamble, shoqëri kulturore dhe artistike dhe rapsod nga të gjitha trojet shqiptare dhe është një prej aktiviteteve kryesore në vend, në  fushën e trashëgimisë kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …