Sot, filluan punimet në rrugën “Garda e Dukagjinit” në fshatin Kodrali të komunës së Deçanit që të lidh me fshatin Ratish dhe tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha fshatrat. Ky do të jetë viti i shumë projekteve të rëndësishme infrastrukturore për të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit, Urime për të gjithë banorët e fshatit Kodrali, ka thënë kryetari Ramosaj me këtë rast.