Po vazhdojnë punimet në infrastrukturën rrugore në komunën e Deçanit

Në kuadër të investimeve në përmirësimin e përgjithshëm të infrastrukturës nëpër fshatrat e Komunës së Deçan, po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Rastavic. Komuna e Deçanit po investon në shtrimin e asfaltit në rrugët ,,Binak Ahmeti’’ dhe ,,Sadik Brahimi’’ si dhe në ,,Rrugën e Kelmendëve’’ të këtij fshati. Ndonëse më herët është  kryer edhe rrjeti i kanalizimit fekal. Për të inspektuar punimet që po zhvillohen në këtë  projekt, ishte Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj, me bashkëpunëtorë. Ai me këtë rast ka kërkuar nga punëkryesit punë efikase në zgjidhjen e problemeve të banorëve, duke i siguruar ata se punimet do të përfundojnë shumë shpejt dhe do të zgjidhen përfundimisht problemet e tyre sa i përket rrugëve dhe kanalizimeve, njëkohësisht ju bëri më dije se edhe rrugët dytësore të mbetura në fshatin Rastavic do të asfaltohen, tha Cacaj. Komuna e Deçanit po vazhdon me investime të rëndësishme në tërë territorin e saj me qëllim të përmirësimit dhe ndërtimit të infrastrukturës duke përfshirë rrugë të lagjeve, kanalizime dhe ujësjellës. Investimet janë duke u bërë si rezultat i kërkesave të banorëve të fshatrave dhe lagjeve të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …