Drejtori i arsimit në komunën e Rahovecit Avni Morina, vizitoi shkollën “Gëzim Hamza -Piktori” ku po kryhen punimet në instalimin e kaldajës së re dhe po bëhet riparimi në tërësi i sistemit të ngrohjes qendrore nga punëtorët e kompanisë së kontraktuar nga komuna e Rahovecit.
“Punët po ecin mirë dhe sipas punëkryesit, sistemi i ngrohjes do të rregullohet brenda këtyre 2 ditëve. Të hënën, nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle do të rikthehen në procesin mësimor në një ambient të ngrohtë”- tha drejtori Morina.