leoni

Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit nga Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pa nga afër punimet që po kryhen për ndërtimin e kanalit të kullimit nga Rahoveci (vazhdim i rregullimit të shtratit të lumit Duhllo, ku më poshtë i bashkohet edhe rrjedha e lumit Rimnik) deri në Fortesë (Rimnik), me gjatësi 5,005 metra dhe me gjerësi 7.5 metra. Në kuadër të projektit hyn edhe ndërtimi i kolektorit për ujërat e zeza, i cili zgjidh një problem të madh për qytetarët. Kryetari Latif ka thënë se u ndava i kënaqur me cilësinë e punës dhe me intensitetin e zbatimit të planit dinamik. Shpresoj që kushtet atmosferike të jenë të përshtatshme dhe punët të ecin mbarë deri në përfundimin këtij projekti të rëndësisë së veçantë.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …