Po vazhdojnë punimet në rregullimin e parkut në Mirushë

Punimet në ndërtimin dhe rregullimin e parkut në fshatin Mirushë të Komunës së Malishevës, janë duke vazhduar, përkatësisht është duke u realizuar faza e parë e këtij projekti. Punimet në këtë park, i ka inspektuar drejtori i Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, i cili u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve. Ky park është në afërsi të liqenit, dhe të rrjedhës së lumit Mirusha, prandaj edhe rëndësia e rregullimit të parkut ka rëndësi të madhe. Sipas drejtorit Morina, punimet janë duke u realizuar sipas planifikimit, ndërsa ndërtimi i këtij parku realizohet në bashkëfinancim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna e Malishevës. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ka sqaruar se kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, ndërsa parku do të jetë i lidhur me shëtitoren përgjatë lumit Mirusha, duke filluar nga qendra e qytetit në Malishevë, e deri në Mirushë, ku është parku dhe liqeni, e që lidhet edhe me rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe me projektin madhor, Malisheva Urbane.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …