Po vazhdojnë punimet në rrugën e Mjakut të Vitisë

Në Mjak të Vitisë,  janë duke vazhduar punimet në rregullimin e rrugës  afro 6 km.  Vazhdimi i punimeve në ndërtimin e kësaj rruge,  ku më parë janë  shpërngulur pjesa më e madhe e fshatit shihet si shpresë që banorët të rikthehen në pronat e tyre.  Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka potencuar se kjo komunë mbetet e përkushtuar të investoj në çdo cep të saj si dhe foli për rëndësinë e kësaj rruge. “Mbesim të përkushtuar të investojmë në çdo cep të Vitisë. Mandej rregullimi i kësaj rruge e cila më pas edhe pritet të asfaltohet do të ju mundësoj qarkullimin e lirë të banorëve por edhe kthimin e banorëve të shpërngulur në pronat e tyre” , u shpreh kryetari Haliti. Ai potencoi se  kompania e kontraktuar duhet të punoj me dinamikën e paraparë dhe që projekti të përfundoj ashtu siç edhe parashihet. Përndryshe rregullimi i kësaj rruge po vlerësohet edhe i rëndësishëm jo vetëm për rikthimin e jetës në fshat por edhe  pasi që pritet që ajo të ndikoj edhe në ekoturizmin, zhvillimin rural, blegtorisë dhe fushave të ndryshme të bujqësisë.  Përndryshe edhe banorët e këtij lokaliteti por edhe ata që janë shpërngulur më parë e kanë mirëpritur atë duke falënderuar investitorët për këtë projekt që sipas tyre është jetik.

May be an image of tree, road and nature

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …