Po vazhdon dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), pas një pauze disa ditore për shkak të kushteve atmosferike, ka vazhduar fushata e dezinsektimit të zonave endemike. Dezinsektimi bëhet kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit të EHKK. Sot janë duke u dezinsektuar zonat e caktuara në fshatin Dragobil, ndërsa më pas pritet të vazhdohet me këtë fushatë të dezinsektimit në qytetin e Malishevës dhe periferinë e saj. Me dezinsektim, përfshihen të gjitha hapësirat publike dhe private në territoret e caktuara, të cilat vlerësohen si zona endemike dhe potencialisht mund të ketë prezencë të rriqrave dhe virusit të EHKK. Fushata e dezinsektimit është duke u pritur mirë nga banorët, përderisa vendbanimet paraprakisht njoftohen, në mënyrë të që marrin masat e nevojshme preventive, në veçanti bletarët. Dezinsketimi i zonave endemike, është pjesë e strategjisë nacionale të hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) dhe institucioneve tjera përgjegjëse për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Që nga viti 2014, në Komunën e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i prekur apo që ka pësuar me fatalitet, si pasojë infektimit me virusin e EHKK, virus i cili tek njeriu bartet përmes rriqrave, dhe ky është viti i gjashtë me radhë që nuk ka raste të infektimit me EHKK.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …