Po vazhdon fushata e dezinsektimit kundër rriqrave në Malishevë

Komuna e Malishevës, në kuadër të zbatimit të përgjegjësive të saj dhe në kuadër të realizmit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), po vazhdon me fushatën e dezinsektimit kundër rriqrave, në zonat endemike. Kjo fushatë e dezinsektimit është duke vazhduar dhe po realizohet sipas planifikimit në zonat që konsiderohen endemike dhe në zonat ku janë shënuar më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat. Sipas shtabit komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, realizimi i fushatës së dezinsektimit, është duke vazhduar sipas planifikimit dhe deri më tani nuk janë shënuar pengesa në realizimin e dezinsektimit, si dhe kjo është pritur mirë nga ana e qytetarëve në vendbanimet ku është realizuar dezinsektimi.  Pavarësisht rasteve të thumbimeve nga rriqrat, të cilët janë bartës të virusit të EHKK, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i infektimit me këtë virus.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …