Dëshmitari i Prokurorisë së Gjykatës Speciale i gjashtëmbëdhjeti me radhë, ka filluar dje paraqitjen e tij kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi. Përmes paraqitjes së një fotografie, ai tha se numri 2 i duket si objekti i Shtabit të Zonës së Llapushnikut kurse nga këndi i fotografisë së dytë tha se nuk e ka të qartë nëse ishte ajo ndërtesa e Shtabit të asaj zone. Më tej, me paraqitjen e një videoje ku ishin disa ushtarë të UÇK-së që sipas Zyrës së Prokurorit ishte ceremoni e betimit, dëshmitari identifikoi se ishin të pranishëm Musë Jashari, Fatmir Limaj dhe Ismet Jashari. Por, kjo video nuk u pranua si provë pasi që sipas trupit gjykues nuk ka lidhje me këtë dëshmitar, duke thënë se video është e pavlerë dhe nuk merret si dëshmi. Dëshmitari pa identitet, foli për zinxhirin komandues të zonës së Llapushnikut dhe tha se Fatmir Limaj ishte komandanti kryesor, më tej përmendi komandantin tjetër Isak Musliu dhe zëvendësit e tij, Shefqet Buçaj dhe dëshmorin e heroin e Kosovës, Imer Alushani, i cili ka rënë trimërisht në Betejën e Llapushnikut më 26 korrik të vitit 1998, duke luftuar kundër ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …