Po vazhdon hapja e rrugëve fushore në Suharekë

Në lagjen e Bajraktarëve në Suharekë, tek rruga “Zekë Bajraktari”, po vazhdon hapja e rrugës fushore për qasje më të lehtë në tokat (arat) e tyre, për banorët e kësaj lagje dhe të gjithë atyre që në këtë zonë kanë pasuri të patundshme. Drejtori i Bujqësisë Xhevxhet Gashi dhe Kryesuesi i Asamblesë Komunale Bexhet Kuçi, kanë dalë për të parë nga afër se si po punohet në këto rrugë të kësaj lagjeje. Ata kanë potencuar se do të vazhdojë ky projekt deri në rrugën e fundit të territorit të Komunës së Suharekës, për qasje më të lehtë në arat e tyre, që t’i punojnë më lehtë bujqit e komunës sonë. Gjithashtu kanë bërë lutje tek qytetarët që mos të hedhin mbeturina në këtë rrugë, sepse po e dëmton imazhin e punës dhe ka pasoja shëndetësore tek banorët e lagjes nga kundërmimi prej mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …