Po vazhdon implementimi i projektit për zgjerim të ndriçimit publik në lagjen e Epërme të Rahovecit, punimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar në rrugën Bekim Isma, pas përfundimit të kësaj rruge punimet do të vazhdojnë edhe në disa segmente tjera rrugore në lagje. Projekti i zgjerimit të ndriçimit publik është i një rëndësie të veçantë sepse ndikon në rritje e sigurisë për lëvizje të banorëve gjatë natës.