Po vazhdon mbajtja e debateve për projekt buxhet

 

Në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit 2020-2022, për Komunën e Malishevës, Drejtoria për Buxhet dhe Financa, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), kanë vazhduar me mbajtjen e takimeve në fshatra dhe vendbanime, me qëllim të njoftimit me prioritetet apo kërkesat e qytetarëve për investime në vitet në vijim. Gjatë ditës së enjte, takime janë mbajtur në fshatrat Vërmicë dhe Turjakë. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, në këto takime, paraprakisht, qytetarët njoftohen me qëllimin e takimit, ndërsa ju sqarohet në vija të trasha edhe buxheti, me theks të veçantë për vitin 2020, dhe qëllim i këtyre takimeve është që buxheti të hartohet duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve. “Përmes këtyre takimeve, ne jemi duke i marrë kërkesat apo nevojat që kanë banorët e Vërmicës dhe Turjakës, ndërsa kështu do të vazhdohet në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, dhe përmes këtyre kërkesave, ne do ti orientojmë prioritetet në hartimin e buxhetit, përkatësisht hartimin e listës së projekteve kapitale, apo planifikimin e investimeve për vitet në vijim”, tha drejtori Mazreku. Kërkesat e banorëve, kryesisht janë për vazhdimin e rregullimit të infrastrukturës në përgjithësi, si ujësjellës, rrjete kanalizimi dhe infrastrukturë tjetër, përmes së cilës përmirësohet jetesa dhe mirëqenia e banorëve në vendet ku ata jetojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …