Po vazhdon ndërtimi i objektit të ri të shkollës në Turjakë

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, ka parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e objektit të shkollës në Turjakë. Këtë vizitë, drejtori Morina e ka bërë, për tu njoftuar me procesin e armimit apo vendosjes së rrjetës së armaturës dhe përgatitjet tjera finale për vendosjen e pllakës në këtë objekt. “U informova nga mbikëqyrësi dhe punëkryesi për punimet që janë duke u zhvilluar këtu, në ndërtimin e objektit të shkollës në Turjakë, dhe mund të them se punimet janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së paraparë dhe sipas projektit”, tha Morina. Me ndërtimin e objektit të ri për SHFMU “Fehmi Agani” në Turjakë, Komuna e Malishevës është në përmbyllje e sipër të programi të saj, që mësimi në shkollat të zhvillohet në një ndërrim, pasi pjesa dërmuese e shkollave, tashmë i kanë kushtet dhe hapësirën e mjaftueshme dhe kjo shkollë është një ndër të paktat që deri më tani nuk e ka plotësuar këtë kriter. Ndërtimi i objektit të SHFMU “Fehmi Agani” në Turjakë, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Përkujtojmë me respekt 87 dëshmorët dhe martirë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Komandanti i UÇK-së, aktualisht nënkryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka ndarë një mesazh …