Sonte u përurua ndriçimi publik me drita digjitale SMART (ESCO) në 4 vendbanime të komunës së Rahovecit:
– Pastasel, 94 drita në gjatësi 3.4 km;
– Pataqan i Epërm, 59 drita në gjatësi 2 km;
– Pataqan i Poshtëm, 193 drita në gjatësi 6.4 km dhe
– Senoc, 101 drita në gjatësi 3 km.
I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili tha se, do të vazhdojë ndërrimi i dritave ekzistuese dhe vendosja e dritave efiçiente digjitale SMART (ESCO) në tërë komunën e Rahovecit, si dhe zgjerimi i rrjetit të ndriçimit, në vendbanimet ku nuk ka përfunduar ndriçimi në tërësi.