Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 16 shkurt janë numëruar 73.23% e vendvotimeve, ose gjithsej 1 mijë 855 nga 2 mijë 533, në kuadër të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Sipas burimeve të KQZ-së në listën e Koalicionit Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët, në 10-shen e parë nga 73.23 për qind e votave të numëruara janë: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Lahi Brahimaj, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Ardian Gjini dhe Bashkim Ramosaj. Në nivelin qëndror ky koalicion sipas rezultateve preliminare ka arritur t’i fitojë 7.45 për qind të votave.
