Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë sot pasdite punimet e trajtimit të Lumit “Klina”. Projekti aktualisht po zhvillohet në pjesën e fshatit Tushilë, ndërkohë që kompania e kontraktuar po e pastron shtratin nga mbetjet e vërshimeve të fundit si dhe është duke zgjeruar në pjesë të caktuara. Në kuadër të projektit, do të ndërtohet edhe një muri mbrojtës afër shtëpive në fshatin Tushilë.