OMK: Të gjitha institucioneve publike të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Luftimin e Pandemisë

Po vazhdon trendi i largimit nga Kosova i punëtorëve te sektorit të shëndetësisë

Po vazhdon trendi i largimit nga Kosova i punëtorëve te sektorit të shëndetësisë. Duke folur për këtë dukuri shqetësuese, kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori ka deklaruar se vetëm gjatë mujorit të parë të këtij viti, janë lëshuar 90 licenca të paplastifikuara për infermier, licenca këto që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit. Ajo ka tërhequr vërejtjen se ky numër do të vazhdoj që të rritet në vazhdimësi me liberalizmin e vizave, ku sipas saj, sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me mungesë të infermierëve. “Pagat të cilat infermierët i posedojnë janë e pamundur për të tejkaluar një muaj duke pasur parasysh zhvillimin dhe çmimet të cilat çdo ditë e më shumë janë në rritje. Çdo njeri nga ne po dëshiron një standard më të mirë jetësore kushte më të lehta të punës pagë më të mirë këto janë gjitha arsyet cilat po i pretendojmë të gjithë”, ka theksuar kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …