Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit, ku tashmë të drejtë për të marrë vaksinën kanë të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeçare. E në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit, qytetarëve po u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër coronavirusit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social ka kërkuar nga qytetarët të marrin vaksinën kundër COVID-19. “Puna në Institutin Kombëtar vazhdon pa pushim. Qytetarë të nderuar. Urime Festa e Kurban Bajramit. Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në urimin e tij për festën e Kurban Bajramit, tha se qytetarët duhet të vaksinohen, në mënyrë që festat t’i festojnë me hare.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …