Po vazhdon zemërimi popullor në Rusi kundër kryetarit, Vladimir Putin

Po vazhdon zemërimi popullor në Rusi kundër kryetarit, Vladimir Putin

Zemërimi popullor në Rusi kundër presidentit Putin vazhdon. Ndërsa ai behet gati për të marre mandatin e katërt, demonstrata masive u zhvilluan të shtunën në të gjithë vendin. Të paktën 1 mije protestues u arrestuan, mes tyre dhe vete kreu i opozitës. Në Rusi u arrestua kreu i opozitës gjatë një tubimi kundër presidentit Putin. Alexei Navalny u arrestua në Moskë në mesin e një turme që po protestonte, dy ditë para betimit të Vladimir Putinit për një mandat të katërt në Kremlin.

Më herët këtë vit, Navalny u pengua të kandidonte për president përballë Putinit, për shkak të një akuze për mashtrim, të cilën kreu i opozitës ruse e quan të sajuar. Sipas BBC, të paktën 1 mijë protestues janë arrestuar të shtunën në tubimet kundër presidentit në Moskë, Shën Pjetërburg dhe qytete të tjera në mbarë Rusinë. Në protesta u hodhën parulla anti putin si “Poshtë Cari” dhe “Burg për Carin”. Putin u zgjodh ne mandatin e tij të katërt me mëse 76%, te votave duke arritur edhe një prej rezultateve më të mira elektorale gjatë karrierës së tij politike. Por sipas vëzhguesve të huaj, procesi i muajit mars u karakterizua nga parregullsi masive.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …