Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi i ka dërguar një notë proteste vendit tonë pas vendosjes së një tabele kufitare dhe flamurit kombëtar nga deputetët e Vetëvendosjes. Në notën e protestës, Podgorica ka kërkuar nga Prishtina që të ndalë veprime të ardhshme të ngjashme. Flamuri kombëtar dhe tabela me mbishkrimet ‘Republika e Kosovës’ dhe ‘Mirë se vini’ janë hequr të martën nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.
