Podgorica zyrtare mohon se me Marrëveshjen e Demarkacionit i është marrë tokë Kosovës. Zyrtarët e shtetit fqinj besojnë se marrëveshja në fjalë është në rregull dhe nuk e cenon me asnjë milimetër tokë Kosovën. “Është po e njëjta vijë kufitare që ka ekzistuar që në kuadër të ish-Jugosllavisë. Atëherë ishin kufij administrativë, ndërsa sot shtetërorë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi. Milan Paunoviq, shef i Menaxhimit të integrimit të kufirit dhe pikave kufitare, konsideron se pas 3 vitesh bisedime dhe 16 mbledhjeve, Komisioni i të dyja shteteve ka dhënë pëlqimin për caktimin e kufirit ashtu siç ka qenë në vitin 1974.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …