Poezi nga përmbledhja poetike: “Burrëri e Lagur” e autorit, Mehmet Bislimi

NDERGJEGJA NË PESHOJË

Parandjenjë

armiqtë nuk po na shajnë sa duhet
miqtë po na lavdërojnë
më shumë se ç’duhet
si me të pabesë
se ç’po më gërryen një ndjenjë
një ndjenjë ogurzezë

Dikur

rojat viheshin tek kullat
nga mali
kur zbrisnin burrat

vdisnin për atdhe
burrat
dikur

vdesin atdheun
burrat
sot

mashkull e burrë
nuk qenka njëjtë
as atëherë
as sot
as kurrë

Ka burra

ka burra
që as para plumbit
nuk e hanë fjalën e dhënë

ka burra
që lumi nuk i lanë
si qentë fjalën hanë

ka burra
që gënjejnë shoqi- shojnë
për dallim nga qentë
ata nuk lehin
kur të tjerët i shkelmojnë
ka burra
e burra

Pritje

kjo kohë e lazdruar
shumëllojshmërinë e pritjes ta ofron
përtej hijeve te tejdukshmërisë
si të vjen për së mbari
ulur a në këmbë
në luadhe mbi bari
në radhë
në zyrë
në trotuar
pritje shtrirë
i plogësht nën jorgan
pritje fytyrëvrarë
ngazëllyer e hijerëndë
pritje fytyrëshëmtuar e dhëmbërënë
dehur e tymosur me çaj e duhan
pritje

të gjithë ata që presin
janë të vonuar
si të vonuar në jetë
në dyert e mbyllura të botës
trokasim kot
trokasim me vonesë
tash e sa vjet
të vonuarit kush i pret
më thoni
se më luajtën mend e kresë

Larje duarsh

llogarit shpenzimet miku im
blije një sapun në të mjafton
unë do kujdesem për larjen tënde
sot do ta nënshkruajmë moratoriumin
mbi orën e vdekjes
se i erdhi fundi lojës disfatiste
me ujin e ftoftë të burimit
larje duarsh nga qëllimi final
rrëshqitje në kohë
me duar të palara
sa afër burimit
sa larg pastërtisë

Gënjeshtar

prapë
gënjeve shokët e idealit
në rrugët e rrëpira të faqes së malit
faqe nxirë
fjalë ngrënës e i paburrë
i vetëm po
me shokë

jo
më kurrë

Pa dashje

ia këputa telin çiftelisë
pa dashje
nuk ia mësova notat melodisë
kurrë
e melodinë e desha aq shumë
djalli ta marrë

për ty më kënga
nuk do këndohet
as vaj s’do bëj kush
vrave këngën me dorën tënde
në rrugët e harrimit
makthi që po rritet
miqtë të thanë
kujdes këngën se vritet

Me keqardhje

dikur
mendimet i kishim të njëjta
për njeri tjetrin
kishim nevojë

përditë po largohesh
vërtetë më vjen keq
jo edhe aq për ty
sa
për mangësinë që nuk t’u heq

Mehmet Bislimi, 2015

Librin me poezi ironike me titull: ”Burrëri e lagur”, të poetit Mehmet Bislimi, elexova me një kënaqësi të veçantë, dhe si i thonë fjalës me një frymë! Gjykoj selibri ka dalë mjaftë i mirë. Si titulli   ashtu   edhe   brendia   e   librit   të  cilat përfaqësojnë     besnikërisht     përmbajtjen     dhe mesazhin   e  poezive.   Nivel   të   lakmueshëm shprehës  autori  ka  arritur  sidomos  me poezitë ironike,  të  cilat  në  shumë  raste  arrijnë  deri  te sarkazma. Ky lloj ipoezisë tek ne është deficitar sepse poetët tonë më shumë imagjinojnë se sa qëmerren me realitetin shoqëror, me jetën konkrete dhe me problemet e saj. Në fundtë fundit shtrohet edhe  një  pyetje:  sa  e  njohin  shkrimtarët  tanë realitetin dheshpirtin e shumëvuajtur të shqiptarit, dëshirat,  kërkesat,  veset,  ambiciet, pasionet…? Përvoja jetësore e autorit, intuita e trashëguar e mjedisit ku ai jetoidhe u rritë, preokupimi i tij shumëvjeçar për çështjen kombëtare, mospajtimi konkret  me  robërinë  individuale  dhe  kolektive, pjesëmarrja e tij në rezistencënshqiptare kundër okupatorit dhe kolonializmit serb, përjetimet e tij dhe të shokëvetë tij burgjeve të okupatorit serb, anëtarësimi dhe roli udhëheqës i tij në frontine luftës, të gjitha këto janë një bagazh i pasur, sa i hidhur  po  aq  edhe  i ëmbël,  që  autorin  e  kanë ndihmuar t’i kapë fenomenet në esencë, në rrënjë, dukevërejtur dhe goditur tani shumë devijime që po   ndodhin,   fatkeqësisht   edhe  tek   shoqëria shqiptare…

Një krah të fortë ndihme në vokacionin e tij  poetik  e  ka  edhe  nga krijimtaria  gojore  e popullit tonë e në mënyrë të veçantë nga anekdota aq  shumë   e   kultivuar   sidomos   në   trevën   e Drenicës dhe të Dukagjinit. Libripoetik “Burrëri e

lagur”, është voluminoz dhe shquhet me një larmi temash ekzistenciale të kombittonë në një kohë epike, me të gjithë heroizmat dhe ligësitë e saj, që padyshim kanëedhe ironinë brenda si mjet i fortë goditje të të gjitha shëmtive shoqërore tëçfarëdo ngjyre qofshin ato.

Poetit  dhe publicistit,  Mehmet  Bislimit  i uroj  punë  të  më  tejme  në lëmin  e  krijimtarisë poetike  dhe  publicistike,  suksese  të  reja  në  tëardhmen!

 

Mr. Kadri REXHA

Mehmet Bislimi deri tani ka nxjerrë në dritë veprat:

  1. ”Anekdota popullore dhe satira autoriale”, Prishtinë 2002

  1. ”Trëndafila maji” – poezi, Prishtinë 2002

  1. ”Fjalë dhe gurë” – poezi, Prishtinë 2003

  1. “KËTU I THONË DRENICË” – Tahir Meha – Monografi, Prishtinë 2004

  1. “Ironi e verdhë” – poezi, Prishtinë 2005

  1. “Stinë e vonuar” – poezi, Prishtinë 2008

  1. “Shkrime publicistike”, Prishtinë 2009

  1. “Anekdota popullore dhe satira autoriale II” – Prishtinë 2010

  1. “Mehmet Delia- alisa Mehmeti i Vogël”- Monografi, Prishtinë 2011

  1. “Shpirtndrituri” – poezi, Prishtinë 2012

  1. “Burrëri e lagur” – poezi satirike, Prishtinë 2012

  1. “Lirikat e fjetura”- poezi lirike, Prishtinë 2013

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …