Policët nga Njësitë Speciale, Hetimeve, Rendit Publik dhe departamenteve të tjera të PK-së kanë paralajmëruar protestë më 9 dhjetor, me qëllim për t’i shprehur pakënaqësitë lidhur me shtesat dhe kategorizimin e rrezikshmërisë. Më 1 nëntor, pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rishikimin e kategorizimit të pagesës për rrezikshmërinë në punë. Ata kërkuan që shtesa për rrezikshmëri të jetë 50 për qind e pagës së tyre bazë, e jo siç i ka përcaktuar Qeveria në shtatë kategori, me vlera të ndryshme monetare. Pas protestës së 1 nëntorit, Njësia Speciale Intervenuese kishte paralajmëruar protestë sërish më 7 nëntor, por ishte pezulluar pasi që atyre u ishte premtuar një takim me kryeministrin, Albin Kurti për të filluar dialogun. Por, pa ndonjë marrëveshje kishte përfunduar takimi që zgjati rreth tre orë mes kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …