Gjuriq

Policët, të cilët me urdhër të Qeverisë arrestuan, Marko Gjuriqin, mund të ndiqen edhe penalisht

Inspektorati i Policisë së Kosovës, me kërkesë të zëvendës-ministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, do të fillojë hetimet kundër të gjithë policëve,  që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës, pasi ai edhe pse kishte qenë i paralajmëruar se do të arrestohej po të hynte pa leje në Kosovë, nuk e kishte përfillë ndalesën. Duke folur për mediet lokale në veri të Mitrovicës, Radojeviq ka konfirmuar se Inspektorati Policor i Kosovës edhe zyrtarisht ka filluar hetimet për të dëshmuar përgjegjësinë penale të policëve, që kanë marrë pjesë në arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e ku është lënduar ministri, Nenad Rikallo dhe disa të tjerë. Për shkak të arrestimit të Gjuriqit i cili kishte hyrë në Kosovë  pa marrë leje, është shkarkuar edhe ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj.

Ky lajm tregon më së miri se cili është niveli i qeverisjes dhe i bashkëqeverisjes  së institucioneve tona, të cilat asnjëherë nuk dalin të jenë unike në qëndrime e veprime, kur është në pyetje interesi i Kosovës.  Nuk është kjo hera e parë që policët shqiptarë urdhërohen për të intervenuar e pastaj nën presionin e krerëve të vendit dhe të ambasadorëve të huaj, ndiqen penalisht pasi të kenë zbatuar urdhrat, por urdhërdhënësit vazhdimisht po mbesin të pandëshkuar, sepse Shtetin e konsiderojnë pronë të veten, jo të popullit, sikur dërdëllisin në fjalimet e tyre pompoze e patetike dhe sikur rrahin gjoks para opinionit. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …