Në prag të festës së Bajramit, punonjësit e sektorëve të sigurisë dhe shëndetësisë, përfshirë policët, ushtarët dhe infermierët, kanë raportuar për vonesa të pagesave për orët shtesë dhe ndërrimet e natës. Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me këtë çështje, duke theksuar se pavarësisht sakrificës dhe përkushtimit të vazhdueshëm, ata nuk kanë marrë pagesat për punën e kryer. Në një komunikatë për media, Sindikata e Policisë ka njoftuar se punonjësit e policisë nuk kanë marrë pagën e merituar për orët shtesë, çka ka shkaktuar pasiguri dhe shqetësim për planifikimin e angazhimeve familjare dhe personale, sidomos para festës së Bajramit. Policisë ka shprehur shqetësim për mungesën e komunikimit zyrtar nga Qeveria lidhur me këtë çështje, dhe ka kërkuar që autoritetet të marrin masa për të siguruar pagesat e vonuara për punonjësit e sektorëve kyç.
