Para arkivolit të Izet Demajt, i vrarë ditë më parë nga një plaçkitës në Burim, të parët kanë bërë homazhe familjarët e tij. Më pas bashkëluftëtarë e Izet Demajt nga Brigada 138 “Adem Ramadani”, ku kishte luftuar në radhët e UÇK-së, pastaj kolegë policë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, e shumë qytetarë. Deri tani është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas agjendës, varrimi i Demajt do të bëhet në orën 14 e 30. Nën përcjelljen e Gardës Ceremoniale të Policisë së Kosovës, arkivoli me trupin e policit të vrarë, Izet Demaj, është nisur për në varrezat e dëshmorëve, në Koshare.
