Polici i vrarë dje në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, u varros me nderime shtetërore sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. Dje në veri të vendit tonë, në Banjskë të Zveçanit, gjatë sulmit terrorit të bandave serbe, është plagosur edhe një polic, ndërsa dy të tjerë janë lënduar. Bunjakët e Samadrexhës edhe në të kaluarën i kanë dhënë kombit luftëtarë të mirënjohur të NDSH-së, si Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku e shumë të tjerë. Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve dhe të afërmeve kanë marrë pjesë edhe tre krerët e institucioneve të Kosovës, Kurti, Konjufca, Osmani, pastaj ambasadori amerikan, në vendin tonë, Jeffrey Hovenier, shefi i BE-së, Tomas Szunyog, Kreu i familjes legjendare të Prekazit, Rifat Jashari, kolegë të punës nga radhët e Policisë së Kosovës dhe qytetarë liridashës.
