Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila bën të ditur se arrestimi ka të bëjë me rastin e deputetit, Bekim Haxhiu rreth kacafytjes së deputetëve disa vite më parë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosjes, e cila konsideron se Qeveria po riaktualizon raste të para shumë viteve, me qëllim të shtypjes së kundërshtarëve politikë. “Si rezultat i dështimit të saj në ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik, Qeveria e Kosovës, përmes drejtësisë që e ka kapur, ka riaktualizuar raste të para shumë viteve, vetëm sa për të shtypur kundërshtarët politikë. Në mungesë të çdo legjitimiteti, pushteti po synon të qeveris duke montuar raste dhe duke burgosur opozitën. I ndeshur me pakënaqësinë më të madhe qytetare që ka ekzistuar ndonjëherë në Kosovë, ky pushtet, në vend që të reflektojë e t’i kthehet popullit, po e shndërron veten në regjim policor totalitar, që shtyp pakënaqësinë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. Ky subjekt ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kryetarit, Ymeri dhe ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha rasteve gjyqësore, të cilat i vlerëson si politike dhe të montuara.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …