Pas afishimit të lajmit për përçudnimet dhe degjenerimet e shfaqura në festivalin e Filmit në Prizren, nga deputeti, i Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar edhe Policia e Kosovës e cila ka qenë e apostofuar. Sipas policisë gjatë kohës sa ka zgjatur festivali i filmit dokumentar “DokuFest”, qetësia publike ka qenë në nivel të kënaqshëm. Ndërsa, sipas të dhënave të marra nga DHTN në Prizren, për posedim të paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike gjatë DokuFest-it, janë iniciuar 19 raste dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit 5 persona kurse 14 të dyshuar ndiqen sipas procedurës së rregullt. Policia thotë se rastet e raportuara nuk ia zbehin imazhin dhe vlerën e festivalit dhe konsiderohen raste të izoluara, që nuk paraqesin rrezikim të sigurisë individuale ose të përgjithshme. Policia nuk kanë dhënë informtat për prostitucion as për faktin se disa filmaxhi në paraqitjet e tyre filmike barazojnë viktimat shqiptare me xhelatët e Milosheviqit.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …