Policia dhe nxënësit sensibilizojnë qytetarët për sigurinë në trafik në Malishevë

Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë në trafik, organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim dhe SHFMU “Ibrahim Mazreku”. Gjatë aktivitetit, nxënësit e kësaj shkolle, nën shoqërimin e zyrtarëve policorë, u përfshinë në një nismë edukative dhe praktike për të promovuar rregullat e trafikut dhe sigurinë e qytetarëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë drejtoresha e Drejtorisë për Arsim, Arbëreshë Krasniqi, komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, si dhe zyrtarë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. Nxënësit, të drejtuar nga drejtoresha e shkollës, Rrezarta Mazreku-Kastrati, mësuan nga policia për rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme në trafik dhe rregullat që sigurojnë mbrojtjen e jetës së të gjithëve.

Përveç pjesës teorike, nxënësit të veshur me uniforma policie morën pjesë aktive në terren, duke kryer kontrolle simbolike të automjeteve dhe ndalur kalimtarët, si dhe shpërndanë broshura me këshilla për sigurinë në trafik.

Drejtoresha Arbëreshë Krasniqi falënderoi policinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me shkollat dhe vlerësoi lartë këtë aktivitet, duke theksuar se angazhimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve, si dhe sjellja pozitive e qytetarëve, ishin në nivelin më të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …