Policia e Greqisë ka ndaluar zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë. Mediet nga Shqipëria njoftojnë se tubimi ishte planifikuar të mbahej gjatë ditës së sotme, më 15 dhjetor, por se policia greke nuk ju ka dhënë leje me pretekst se paraqet rrezik serioz dhe prishje të rendit publik. Tubimi i bashkëkombësve tanë ishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 19:00, në rrugën “Koris”, në zonën e Alimos por me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore është ndaluar mbajtja e këtij tubimi publik në natyrë nga qytetarët shqiptarë. Sipas policisë greke, ky tubim është vendosur të ndalohet meqç sipas tyre ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar dhe mbajtja e tij do të shkaktojë pengesë të trafikut dhe aksesit në shërbimet publike.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …