Xhelal Sevçla

Policia e Kosovës arrestoi drejtorin e Inspektimit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Drejtorin e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla. Vetëvendosje, e cila thotë se “kjo Qeveri kriminale me çdo kusht po mundohet ta shtypë rezistencën popullore, ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë dhe t’i falë tokë Malit të Zi”. Për Vetëvendosjen, Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për rreziqet me të cilat po kanoset shteti i Kosovës. Po ashtu, Isa Mustafa nga Vetëvendosje konsiderohet edhe si përgjegjësi kryesor për krimin urbanistik në Prishtinë, krim ky i denoncuar e i ndalur nga Xhelal Sveçla dhe Lëvizja Vetëvendosje. Tashmë mbi 80 dosje për këto çështje, janë deponuar nëpër sirtaret e prokurorisë, me të cilat nuk po merren gjykatat, pasi që janë të kapura nga ky pushtet. Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, në mënyrë që t’i hapet rrugë krimit të organizuar e korrupsionit që udhëhiqet nga eksponentë të LDK-së dhe PDK-së”, thuhet në këtë njoftim.

Përmes një aksioni simbolik dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje po kërkojnë lirimin e aktivistëve që gjenden në burg. Ky aksion po zhvillohet përderisa pritet që në Gjykatën Themelore të nis seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës dhe 13 aktivistëve të tjerë. Ata, akuzohen për rrokullisjen e veturave të EULEX-it në vitin 2009.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …