Nga një komunikatë të Vetëvendosjes, dërguar medieve. është bërë e ditur se nën përcjellje të Policisë, pa paralajmërim apo ftesë paraprake, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri është dërguar me forcë në gjykatë, ku është thirrur si dëshmitar. “Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit. Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja Vetëvendosje! ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për ‘Zajednicën’ dhe ‘Demarkacionin’”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. “Të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, përfshirë këtu kryetarin Visar Ymeri, shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca apo sekretarin organizativ Dardan Molliqaj, nuk janë njerëz që arratisen prej Kosovës për t’i ikur drejtësisë, siç bëjnë zyrtarët e lartë të partive në pushtet”. “Të gjithë neve na arrestojnë, ndërsa kriminelët dhe multimilionerët e PDK-së dhe LDK-së që janë të paprekshëm. Por nuk do të vijmë vetë në gjyqet politike të urdhëruara nga pushteti. Do të vazhdojmë rezistencën deri sa ta shpërfaqim krejt dhunën policore dhe “standardin” gjyqësor të këtij pushteti me karakteristika totalitare, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …