Policia e Kosovës bërë të ditur disa nga rrethanat e shpërthimit të zjarrit në vende e lokalitete të ndryshme

Policia e Kosovës bërë të ditur disa nga rrethanat e shpërthimit të zjarrit në vende e lokalitete të ndryshme

Policia e Kosovës  bërë të ditur se në rrethana të panjohura ka shpërthyer një zjarri ndërsa njësitet e zjarrfikësve të Lipjanit, Llapnasellës e Artanës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Po ashtu në raport  thuhet se sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 hektarë pronë shtetërore dhe 5 hektarë male pronë private. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar. Edhe në Gushtericë të Epërme të Graçanicës është përfshirë nga zjarri një objekt ndihmës. Për shkaqe ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekti ndihmës, pronë private është bërë e ditur në raportin e Policisë. Ndërkaq, një person nga Ramjani i Vitisë dje ka njoftuar se disa ara të papunuara janë përfshirë nga zjarri. Policia ka njoftuar se njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar. Një tjetër rast ka ndodhur dje në Gjilan, ku një person është arrestuar, pasi në oborrin e depos së tij kishte ndezur një zjarr për t’i djegur disa mbeturina të depos.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …