Policia e Kosoves

Policia e Kosovës deklaron se nuk ka prani njësive serbe të armatosura në pjesën veriore të Kosovës

Pas njoftimeve sipas të cilave në pjesën veriore të vendit ka prani të njësive serbe të armatosura, Policia e Kosovës ka deklaruar nuk ka prani të njësive të tilla në pjesën veriore të vendit. Pas njoftimit të disa medieve se persona të maskuar me uniforma dhe emblema të ushtrisë serbe, të armatosur me armë të rënda, janë duke vepruar në territorin e Kosovës në pjesën veriore, në malet e Leposaviqit, ka reaguar Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë veri. Në reagim thuhet se nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicë veri, është zhvilluar bisedë me të apostrofuarin Momçillo Arlov, i cili ka deklaruar se bëhet fjalë për fotografi të vjetra, ndërsa shumica e fotografive të paraqitura janë nxjerrë nga interneti, e gjithashtu ka deklaruar se klubi “Air Soft Vukovi”, nuk ka pasur asnjë aktivitet që nga gushti i vitit 2016”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …