Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë i fillojnë patrullimet e përbashkëta në trafikun rrugor

Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë i fillojnë patrullimet e përbashkëta në trafikun rrugor

Policia e Kosovës dhe Policia Shtetit të Shqipërisë, kanë filluar patrullimet e përbashkëta. Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit Shqiptar kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë. “Referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve, është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët. Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …