Policia e Kosovës e ajo Shqipërisë vazhdojnë të bashkëpunojnë për të ofruar siguri gjatë sezonit turistik

Policia e Kosovës e ajo Shqipërisë vazhdojnë të bashkëpunojnë për të ofruar siguri gjatë sezonit turistik

Po vazhdon bashkëpunimi ndërmjet policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Policia Rrugore e Shqipërisë ka postuar në rrjetin social një foto nga puna e përbashkët e policisë që bashkëpunojnë gjatë sezonit turistik në Lezhë. “Xhoana, e Policisë Rrugore në Lezhë, dhe Mehmeti punonjës i Policisë së Kosovës janë në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalin të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën. Duke iu uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, thirrni në 112”, thuhet në postimin e policisë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …