Zyrtarë të lartë të Ministrisë së brendshme dhe të Policisë së Kosovës deklarojnë se janë të përgatitura të përballen me çfarëdo situate të mundshme në aspektin e sigurisë. Këto deklarata zyrtarët e policisë i kanë bërë pas paralajmërimeve të partive politike opozitare se në rast të miratimit të marrëveshjesh së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ato do të mund t’i radikalizojnë mjetet e tyre për të kundërshtuar dhe parandaluar ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se policia është e gatshme të përballet më çdo situatë për të garantuar paqen dhe stabilitetin në vend. Ajo ndërmerr dhe do t’i ndërmarrë veprime bazuar në ligj dhe Kushtetutë të vendit duke pasur si objektiv gjithnjë garantimin e rendit dhe sigurisë zbatimin e ligjshmëri në Republikën e Kosovës duke pas parasysh edhe respektimin e të drejtave njerëzore si e drejtë e garantuar”. “Policia e Kosovës është e gatshme dhe ka kapacitete për të garantuar sigurinë e përgjithshme në vend dhe për tu ballafaquar më çfarëdo situatë që mund të paraqitet”, tha Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …