Ka më shumë se një javë që kur Policia e Kosovës ka filluar me intervistimin e 15 personave për rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Në mesin e të intervistuarve do të jetë edhe ish-komandanti regjional i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, të tjerët janë gardianë të qendrës së paraburgimit në Prizren si dhe staf mjekësor. Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, thotë se gjithë të intervistuarit do të jenë në cilësinë e dëshmitarit. Por, vendimin e Prokurorisë Speciale, ai po e quan të gabueshëm pasi sipas tij po përsëriten veprimet të cilat janë ndërmarrë edhe më herët. Gashi thotë se një pjesë e këtyre të intervistuarave do të duhej të ishin në cilësinë e të dyshuarve për rastin Dehari. Ai thekson se po presin të përfundojnë këto hetime dhe pastaj përsëri do t’i bëjnë një kërkesë prokurorit që të nxjerrë një vendim për zhvillimin e hetimeve, në të kundërtën thotë se do të bëjnë një kallëzim penal. Sipas tij, intervistimi i 15 personave për rastin e Astrit Deharit do duhej të përfundonte deri në fund të dhjetorit të këtij viti ose eventualisht deri në janar të vitit 2020.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …