Policia e Kosovës i mohon raportimet të cilat thonë se ajo është penguar nga KFOR-i në kryerjen e detyrave operative në veri

Policia e Kosovës i mohon raportimet të cilat thonë se ajo është penguar nga KFOR-i në kryerjen e detyrave operative në veri

Sot është raportuar se ushtarët e KFOR-it, kanë ndaluar njësinë speciale për të shkuar në Leposaviq. Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara, janë duke kryer detyrat e tyre në terren. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara në detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren. Ndërkohë, është raportuar se KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”, në hyrje të Leposaviqit dhe njësitet e policisë deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare. Madje për këtë vendim flitet se është njoftuar edhe kryeministri Kurti. /kp/

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …