leoni

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për disa vepra penale

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës. Pas pranimit dhe analizimit të informatës, hetuesit përkatës, në Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.

“Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim. Sipas njoftimit, dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …