Glauk Konjufca është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës me 69 vota

Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit. Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej futja në rend dite të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës. Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në kuadër të kundërshtimeve që kjo Marrëveshje të procedohet për shqyrtim e miratim në seancën e Kuvendit, hodhi gaz lotsjellës në sallë. Për pasojë mbledhja u ndërpre përkohësisht dhe tani ai arrestua. Konjufca paraprakisht në një prononcim për media e ka pranuar se ka hedhur gaz lotsjellës në Kryesi. Ai ka thënë se këtë e ka bërë për ta penguar caktimin e seancës për demarkacionin. “Unë kam kërkuar që demarkacioni të anulohet”, ka thënë Konjufca. Sipas tij, nëse kalon demarkacioni do të destabilizohet vendi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …