Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy serbë të tjerë në veriun e vendit dhe ka konfiskuar sërish arsenal armësh. Në njoftimin e policisë thuhet se situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës bën të ditur operacioni është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar. Në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh. Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, dy ditë më parë numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë të pandehur, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …