Ish-polici i Kosovës, Aleksander Vlajiq është i arrestuari nga Policia nën dyshimin për spiunazh. Arrestimi i tij është ndërmarr pas informacioneve që kanë qenë rruge operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Ky mekanizëm i sigurisë më pas ne bashkëpunim me prokurorinë speciale, ka bërë që ky i dyshuar për spiunazhe te arrestohet. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për spiunazh në regjionin e Mitrovicës. Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet Agjencisë për Inteligjencë dhe Policisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …