Në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në orët e paradites së sotme, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Naser Shatrin. Aktivisti Shatri, njëkohësisht ish – ushtar i UÇK-së, është arrestuar në lidhje me aksionin protestues të rrotullimit të xhipave të EULEX-it, në vitin 2009, me të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE! paralajmëronte se ky mision ndërkombëtar nuk do të sillte drejtësi. Një gjë e cila u vërtetua më përfshirjen e zyrtarëve të këtij misioni në korrupsion, për luftimin e të cilit edhe thirren. Policia në vazhdimësi është duke e përdorur si mjet për ta luftuar opozitën. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Naser Shatri dhe kërkojmë që të pushojnë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë. Ashtu sikur u dëshmua se misioni i EULEX-it është i padrejtë dhe i korruptuar, Përpjekja jonë për çlirimin e institucioneve, vendosjen e drejtësisë dhe Republikën e së drejtës nuk do të ndalet asnjëherë, thuhet në një njoftim për medie të Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …